Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Dibër

Politikë

‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve

28 Mars, 15:38| Përditesimi: 28 Mars, 15:45

  • Share

DIBËR-Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Dibër, kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha se sot janë faktuar fjalët që tha para tre vitesh se pa aleatët strategjikë SHBA, BE, NATO, nuk mund të bëjë asnjë hap të sigurt drejt të ardhmes.

“E kam thënë para tre vitesh dhe tani është fakt: Shqipëria, as shqiptarët dhe as kombi shqiptar, nuk mund të bëjnë asnjë hap të sigurt pa pasur në krah aleatët strategjikë – SHBA, BE dhe NATO-n. Sot, pas tre vitesh, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë”, u shpreh Basha.

Ai më tej risolli në vëmendje përpjekjet për të pamundësuar që Koalicioni Euroatlantik të mos ishte alternativë në 11 maj dhe që shqiptarët të mbaheshin në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje.

Sipas tij, të pretenosh sot se zgjidhja është Edi Rama është të jesh kundër familjes dhe Shqipërisë, ndërsa të votosh sot PD për të nxjerr Ilir Metën deputetë, është t’u bësh padrejtësi demokratëve dhe opozitarëve.

“U bë gjithçka për të pamundësuar një alternativë që nuk i mban shqiptarët në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje. U përdor çdo “plumb” për ta penguar, dhe ju në Dibër e dini mirë që u tentua të mos lejohej Koalicioni Euroatlantik të hynte në zgjedhje. Të pretendosh se zgjidhja është Edi Rama do të thotë të jesh kundër familjes, kundër Shqipërisë. Të thuash sot se voton për PD dhe të nxjerrësh Ilir Metën deputet është, në minimum, një padrejtësi ndaj opozitarëve dhe demokratëve”, tha Basha.

Basha më tej tha se qytetarët duhet ta votojnë Koalicionin Euroatlantik pasi është i vetmi që mbështet SPAK.

“Lufta kundër korrupsionit, mbështetja ndaj SPAK, i vetmi formacion politik me një program që e ka shpalosur më 1 qershor. U munduan ta zhdukin, ta censurojnë, ta përqeshin, tani ta kopjojnë. Programi ynë është i plotë dhe duhet parë në tërrësinë e tij. Nuk është një buqetë premtimesh që çfarë i pëlqen njërit, e çfarë i pëlqen tjetrit. Është një program që ka rrjedhur nga njohja dhe prekja e realitetit, si askush tjetër', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 28/03/2025 17:12

    O lulush po edhe ti si metà je , i kè duart te lyera me gjak , per ty jane 5 akuza , vjedhja e rruges se kombit , lobimi me parate ruse , 21 Janari , shitja e detit , ndertimi pa leje i nje kat shtese ne pallatin ku jetoje , si I ke bere 5 vilat qe ke , si dhe me çfar jeton kur nuk ben as nje pune , ti duhet te ishe ne burg more qyqar 7×7=42 o llullush .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?