Kronikë

Pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen drejtorët e Bashkisë Durrës dhe krerët e Njësive Administrative! Largime edhe në Fier (Emrat)

10 Korrik, 12:43| Përditesimi: 10 Korrik, 18:19

  • Share

DURRËS- Nuk ka vonuar shumë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama në Fier dhe Durrës, drejtorët e pushtetit vendor, nisën të paraqesin dorëheqjet te kryetarët e bashkive. Në Durrës dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe kryetarët e Njësive Administrative në varësi të Bashkisë.

Një grup pune është ngritur në Durrës për verifikimin dhe kontrollin e performancës së tyre dhe deri në fund të korrikut, pas analizës do vendoset se cili do qëndrojë dhe kush do ikë. Gjithashtu mësohet se po kontrollohet edhe performanca e punës së drejtorëve rajonalë, përveç atij te Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Tashmë që të gjithë dorëheqjet janë vënë në dispozicion të kryetares së bashkisë Sako, Komisioni i performancës, (kryetarja e bashkisë dhe 2 deputete të listës, Milva Ikonomi dhe Klodiana Spahiu), kanë kohë deri në fund të korrikut për të përcaktuar se cilët ikin e cilët do të qëndrojnë. Dorëheqjet e drejtorëve nuk janë të parevokueshme, por do vendoset për qëndrimin ose jo vetëm pas analizës së performancës së tyre, proces që mbyllet në fund të muajit korrik.

Ndërkohë mësohet se pak më vonë do të shqyrtohet edhe performanca e drejtorëve rajonalë me përjashtim të drejtorit të policisë të qarkut Durrës. Mësohet se këtë kompetencë për drejtorët rajonalë ja kishte dhënë Rama kryetares së bashkisë Sako, para dy ditësh kur erdhi në Durrës.

Kryetarja e Bashkisë është edhe përfaqësuesja politike e PS-së në Qarkun e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, pas Vlorës dhe Fierit zbarkoi edhe në Bashkinë e Durrësit, ku përsëriti kërkesën për dorëheqje të drejtorëve, për shkak të mosmenaxhimit të mirë të situatave në sezonin turistik, ujin, mbetjet, hapësirat publike apo ndërtimet. Rama kërkoi freskim të drejtorëve të bashkisë.

-Lista me emra e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit dhe e kryetarëve të njësive administrative që kanë dhënë dorëheqjen:
-Roni Shqopa 
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
-Meme Xhaferaj 
Drejtoria e Shërbimit Social
-Ardian Gurra
Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare
-Oneda Deliallisi
Drejtoria e Auditit të Brendëshëm
-Ermal Lufo
Drejtoria Ekonomike
-Ardian Iljazaj
Drejtoria e Shërbimeve
-Valbona Qiriako
Drejtoria e Buxhetit
-Lorenc Facja
Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
-Lorenc Smajli
Drejtoria e Turizmit
-Dhurata Gjoka
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
-Robert Dervishi
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
-Alneida Rroshi
Drejtoria Ligjore 
-Leonard Haka 
Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit
-Aljon Hysko
Drejtoria e Rrugëve
-Roland Çobani
Administrator i Rajonit nr1
-Ilir Ngresi
Administrstor i Rajonit nr2
-Myslym Hasanaj
Administrator i Rajonit nr3
-Davide Ndoi
Administratore e Rajonit nr 4
-Jurgen Tabaku
Administratir i Rajonit nr5
-Jetmir Pupla
Administrator i Rajonit nr6
-Kadri Gjyli
Administrator i Rajonit Ishëm
-Edlir Cërri
Administratir i Rajonit Sukth
-Muharrem Sula
Administrator i Rajonit Manëz
-Eltion Preni
Administrator i Rajonit Katund i Ri
-Albert Bukaçi
Administrator i Rajonit Rrashbull

Ora 18:12
Kush janë drejtorët dhe kryetarët e njësive administrative që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit (EMRAT)

1752164293_aa.JPG

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar emrat e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit dhe kryetarët e njësive administrartive që kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre.

Kjo dorëheqjen erdhën pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, edhe në Durrës kërkoi që drejtorët të linin postet e tyre.

-Lista me emra e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit dhe e kryetarëve të njësive administrative që kanë dhënë dorëheqjen:
-Roni Shqopa 
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
-Meme Xhaferaj 
Drejtoria e Shërbimit Social
-Ardian Gurra
Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare
-Oneda Deliallisi
Drejtoria e Auditit të Brendëshëm
-Ermal Lufo
Drejtoria Ekonomike
-Ardian Iljazaj
Drejtoria e Shërbimeve
-Valbona Qiriako
Drejtoria e Buxhetit
-Lorenc Facja
Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
-Lorenc Smajli
Drejtoria e Turizmit
-Dhurata Gjoka
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
-Robert Dervishi
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
-Alneida Rroshi
Drejtoria Ligjore 
-Leonard Haka 
Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit
-Aljon Hysko
Drejtoria e Rrugëve
-Roland Çobani
Administrator i Rajonit nr1
-Ilir Ngresi
Administrstor i Rajonit nr2
-Myslym Hasanaj
Administrator i Rajonit nr3
-Davide Ndoi
Administratore e Rajonit nr 4
-Jurgen Tabaku
Administratir i Rajonit nr5
-Jetmir Pupla
Administrator i Rajonit nr6
-Kadri Gjyli
Administrator i Rajonit Ishëm
-Edlir Cërri
Administratir i Rajonit Sukth
-Muharrem Sula
Administrator i Rajonit Manëz
-Eltion Preni
Administrator i Rajonit Katund i Ri
-Albert Bukaçi
Administrator i Rajonit Rrashbull
A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tigri: 10/07/2025 16:58

    Luan, ku e di ti qe nuk kane Status Drejtoret e Bashkise? Cili eshte ai ligj qe citon? Mos ia fusni kot neper komente, jepni mend aty ku s’dini

    Përgjigju
  • Leksi: 10/07/2025 15:22

    Ti japim nga nji medalje per punen e mrekullueshme qe kan ber betonizim gjith andej

    Përgjigju
  • Luan Kola: 10/07/2025 14:06

    Për Lalin.Drejtorët nuk janë nëpunëa civilë,po citoj ligjin,por mbajnë poste politike.Nuk u janë nënshtruar konkurseve.Të uroj shëndet.

    Përgjigju
  • Lali: 10/07/2025 13:09

    Po ligji per nepunesin civil a ekziston ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?