Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj

Kosova & Rajoni

Pas vaksinës AstraZeneca, Kosova do të marrë doza edhe nga Pfizer

31 Mars 2021, 18:30| Përditesimi: 31 Mars 2021, 18:53

  • Share

Kosovë- Konfirmohet blerja e vaksinave anti-COVID nga Pfizer- BioNTech. Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një status në ‘Facebook’ njofton se tashmë Kosovës shumë shpejt do t’i bashkohen edhe doza të reja, përveç  vaksinws AstraZeneca. Zemaj thotë se pas shumë negociatash është marrë konfirmimi nga kompania për blerjen e vaksinave Pfizer.

Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë i ka kërkuar Qeverisë aktuale që të vazhdojë në mënyrë sa më efikase finalizmin e marrëveshjes, e cila siguron vaksinim  në masë të qytetarëve të Kosovës.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqertë, shpresoj se kjo do të jetë arma më e fortë, në luftimin përfundimtar të pandemisë COVID-19. Njëkohësisht, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19”, shkruan Zemaj.

 

Deri më tani Kosova ka marrë 24 mijë doza vaksinash AstraZeneca të përfituara nëpërmjet mekanizmit ‘COVAX’, ndërkohë që priten të vijnë deri në muajin maj edhe 76.800 doza. I pari që mori dozën e vaksinës AstraZeneca ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, me qëllim që qytetarët të heqin dilemat për efektet anësore të vaksinës, pasi sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Në Kosovë ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor dhe pritet që të nis edhe vaksinimi për të moshuarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?