Kultura

Komedia 'Pas vdekjes', premierë në teatrin e improvizuar në natyrë të Korçës (VIDEO)

18 Korrik 2020, 17:44| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 18:03

  • Share

Premiera e komedisë së njohur ‘Pas vdekjes” e Andon Zako Cajupit është vënë mbrëmjen e djeshme në skenë në teatrin e Korçës, por në një mënyrë shumë ndryshe, pasi është zhvilluar në natyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Jo rastësisht kjo premiere u zgjodh te shfaqej ne oborrin e ABC-se, mësonjëtores së parë shqipe pasi nëpërmjet komedisë u përcollën mesazhe të forta për ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe.

“Një nga mesazhet e veprës pa dyshim është se ne po humbim gjuhen. Anglishtja është dominante. Një nga mesazhet e veprës është të mos humbim gjuhën. Është një teatër brenda teatrit. Kemi pikturuar karakteret e veprës. Distancohemi. Futemi prapë brenda roleve. Ky ansambël i madh, i problematikave të kohës tonë është gjëja që donim të përcillnim”, u shpreh regjisori, Hervin Çuli.

Aktorët e rinj janë shprehur të entuziazmuar pas mbylljes së natës së parë të shfaqjes, e cila rezultoi një sukses i radhës i teatrit të Korçës.

“Sot jam ndjerë së par ii gëzuar se i jemi rikthyer punës. Është një moment gëzimi, feste. I lumtur që kthehemi me një vepër historike në një vend histori. Publiku mendoj se e priti shumë mirë. Ishte shumë avangarde. Publiku priti mirë edhe pjesën që u bë jashtë. Jemi të emocionuar. Kishim një merak si do adaptoheshim jashtë”, thanë aktorët. 

“Komedia Pas Vdekjes” do të vijoje të shfaqet për publikun edhe gjatë ditëve në vijim në e oborrin e muzeut Kombëtar nën masa anti-COVID.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?