Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Pas vendimit të Kosovës për rritjen e taksës 100%, Vuçiç mbledh ambasadorët dhe Këshillin e Sigurisë

21 Nëntor 2018, 19:25| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 22:10

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mësohet se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me ambasadorët e huaj në Beograd dhe me Këshillin e Sigurisë. Ky vendim i tij ka ardhur fill pas vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara serbe e boshnjake.

Media serbe “Tanjug” raporton se Vuçiç ka thirrur konkretisht ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNIT-it (ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve). 

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën nga 10 për qind në 100% për mallrat serbe dhe boshnjake është marrë si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë përkundrejt shtetit kosovar.

Komento

Komente

  • Tirana: 22/11/2018 13:48

    Ju lumte ky ashte nje shemudhe per politiken e tiranes.

    Përgjigju
  • Vlorë: 21/11/2018 20:11

    Bravo Kosova, Ta kuptojn që jeni ju që komandoni, dhe jo mallrat e Serbisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?