Prokurorja Antoneta Sevdari

Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019

13 Maj, 12:54| Përditesimi: 13 Maj, 13:02

  • Share

TIRANË- Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.

Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019. Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.

Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?