Adriatik Llalla në dalje të SPAK

Kronikë

Pas vetëm 5 seancash GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën! Më 20 maj jepet pretenca nga SPAK për ish-kryeprokurorin, do të kërkohet serish 2 vite burg

7 Maj 2021, 11:37| Përditesimi: 7 Maj 2021, 12:12

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas vendimit për rihapjen nga e para të gjykimit, gjithçka u mbyll në 5 seanca. Gjykata ka caktuar datën 20 maj kur prokuroria do lexojë pretencën nga  e para. Gjithashtu mësohet se SPAK do të përsërisë të njëjtën pretencë të mëparshme dhe do të kërkojë 2 vite burg për Llallën.

Gjyqi ndaj Adriatik Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Me këtë vendim ra edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?