Bota

Pas vetos së SHBA në KS, të martën mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për të votuar projekt-rezolutën për armëpushim në Gaza

11 Dhjetor 2023, 07:29| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 07:30

  • Share

1701758316_luftanerripinegazes.PNG

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar një takim urgjent të martën për të votuar një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, tha për Associated Press se ishte e ngjashme me rezolutën e Këshillit të Sigurimit që Shtetet e Bashkuara vendosën veton të premten.

Në Asamblenë e Përgjithshme nuk ka veto, por, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e tij nuk janë ligjërisht të detyrueshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB: Gaza afër katastrofës humanitare! Hamasi: Pa negociata, asnjë peng nuk do të kthehet në shtëpi! Izraeli: Mbi 100 ushtarë të vrarë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?