Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama

Pas vizitës në Tiranë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama rezulton pozitiv me COVID

11 Janar 2022, 16:26| Përditesimi: 11 Janar 2022, 16:37

  • Share

Përparim Rama, kryetari i komunës së Prishtinës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije vetë Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se për momentin nuk ka asnjë simptomë, ndërsa shton se është izoluar në shtëpinë e tij. Kujtojmë se dy ditë më parë, Përparim Rama zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, bashkë me kryetarin Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëroi në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën “Unë, Mephisto”.

'Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.'- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?