Drafti i qeverisë për të kthyer në ligj vendimin e 10 muajve më parë të këshillit të ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, për tu përdorur për interes publik apo strehim social hasi në kundërshtinë e opozitës.
Më parë arë institucionet duhej të kishin punuar për të parandaluar ndërtimet pa leje, e jo shteti të marrë masa pasi ato përfundojnë në shkelje – thanë deputetë të opozitës, që deklaruan votën kundër projektligjit.
"Kjo është post administrimi i pronave të sekuestruara të ndërtimeve pa leje. Është shkelur ligji me të dyja këmbët nga kjo mazhorancë", tha Gështenja.
"Atyre që u shtohet oreksi, duhet të shemben jo të sekuestrohen….Është 7 kate në Berat me njollë të kuqe, është në unesco..C’janë këta të pangopue jane emra oligarkësh", tha Nasufi.
"Do ketë njerëz që mendojnë që janë më të zgjuar se ligji, ky ka të bëjë me planifikimin e territorit", tha Arben Pëllumbi.
"Jemi shteti me masat më të rrepta të karakterit penale për ndërtimet pa leje", tha Elira Kokona.
Deputeti demokrat Helidon Bushati dha një propozim për të shmangur ndërtimet që mbeten prej vitesh pa përfunduar, por përfaqësuesja e qeverise Elira Kokona, tha se kjo çështje është zgjidhur më herët me ligji.
"Karabinaja jo gjithmonë ndërtim pa leje, s’ka lekë për ta bërë. ti konfiskohet shuma e garancisë..", tha Helidon Bushati.
"Ka sigurim të posaçëm që ndërtuesit paguajnë deri në 10 vjet nga momenti i përfundimit të godinës", tha Elira Kokona.
Shqetësim opozita ngriti edhe për mundësinë që i jepet ndërtuesit për të riblerë katet që ka ngritur pa leje, me argumentin se do e marrë lirë e do e shesë shtrenjtë, por në draft qeveria ka specifikuar se riblerja është me çmim tregu pavarësisht fazës në të cilën është ndërtimi pa leje.
"Deputet i PD 1800 euro vlera, shitja me 4 mijë euro, po I blej këto katet që kam bërë sipër se prap do dal me fitim", tha Helidon Bushati.
"Pavarësisht fazës së zhvillimit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut", tha Elira Kokona.
Drafti i qeverisë u aprovua në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese me 7 vota të mazhorancës përballë 4 kundër nga opozita.
Sipas projektligjit, në procesin e shitjes që do të kryejë qeveria, kanë të drejtën e parablerjes me vlerën e tregut, pronarët e truallit, subjekti ndërtues, si dhe personat e tretë që kanë një marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar. Nëse palët e parashikuara nuk shfaqin interes, atëherë objektet e konfiskuara dalin në ankand publik. Një strukturë e re, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, do të ngrihet për të vlerësuar gjendjen e objekteve të konfiskuara e do të propozojë mënyrën sesi ato do të përdoren për interes publik.
Projektligji vjen në një kohë kur VKM për ndërtimet pa leje mori dritën jeshile edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila rrëzoi një ankimin të deputetëve të opozitës.
Dmth, qeveria me vendim (pra haptazi) nje paligjshmeri totale e kthen ne legalitet kundrejt nje transaksioni me para, ndersa tani e do ta ligjeroje. Dmth, vec paligjshmerise se ndertimit, pastrimimit te parase, kerkon ta zgjeroje veprimtarine nga ekzekutivi ne legjislativ!!! Bir o nen bir!
Përgjigju