‘Sytë e krimit' në Durrës, hiqen 47 kamera sigurie, 18 ‘pronë’ e Avdylajve në Shijak, 18 në Fushë-Krujë e Nikël! 8 nën hetim, mes tyre Plarent Dervishaj

27 Janar 2023, 09:50| Përditesimi: 27 Janar 2023, 18:54

  • Share

DURRËS- 47 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale, në disa lagjet të qarkut të Durrësit janë çmontuar nga policia, në kuadër të një operacioni mbarëkombëtar, i zhvilluar më parë në Vlorë e në Shkodër. Kamerat e sigurisë të vendosur për sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë, ishin montuar nga grupet e të fortëve në Durrës, Shijak, Kruje dhe Nikël.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 18 kamerat e sigurisë të vendosur në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht në lidhje me këtë policia ka vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali. 18 kamerat ishin vendosur në lagjet 'Keçe', 'Popullore', 'Kodër Sukth' dhe 'Partizani'.

Në Durrës janë hequr 11 kamera të vendosura në mënyrë të kundërligjshme, në lagjet nr.6 dhe nr.17 dhe për to janë vënë nën hetim Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Dejvid Karaboja.

Po ashtu 18 kamera sigurie janë çmontuar edhe në Krujë dhe Nikël, të vendosura në shtyllat elektrike dhe që dyshohet se janë vendosur nga grupe kriminale në zonë, por policia po vijon hetimin për identifikimin e personave që i kanë vendosur.

Një ditë më parë në Vlorë, u çmontuan 16 kamera sigurie të vendosura në 6 lagje të qytetit. Kamerat të cilat ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri” ishin të lidhura me aparate celularë të personave të ndryshëm. Operacioni i parë u zhvillua në qarkun e Shkodrës ku u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të qytetit. Ndërhyrja u bë në lagjen “Guerrile”, e njohur ndryshe si lagjja “Kiras”, po ashtu me prezencë të grupit të Licëve. Aksioni për çmontimin e kamerave vijoi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, apo njohur si zona e “Zdrales” dhe në lagjen “Salo Halili”, njohur si zona e Urës së Thive. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët shkodranë.

Deri tani policia ka çmontuar 122 kamera: 59 Shkodër, 47 Durrës, 16 Vlorë.

Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani. Policia akoma nuk ka arritur të gjurmoj autorët e vendosjes së këtyre kamerave në Shkodër, ndërsa nuk janë gjetur serverat që ruajnë regjistrimet video. Në operacionin e datës 14 janar, policia shoqëroi për t’i pyetur disa persona nga të dyja fiset, Lici dhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk pranoi të jetë autori. Ata, me deklarimet e tyre para hetuesve, nuk ndihmuan në identifikimin e autorëve të vërtet që i kanë montuar në mënyrë të kundërligjshme.

Ora 10:15
Grupet kriminale monitorojnë edhe Korçën? 3 ditë aksion nga polica për mbledhjen e kamerave të sigurisë

 

Prej tre ditësh në qarkun e Korçës, Policia ka nisur një aksion për identifikimin dhe mbledhjen e kamerave të sigurisë. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende për këtë situatë nuk raportohen persona të shoqëruar.

Numri i kamerave të sekuestruara nga policia ende mbetet i paqartë, pasi strukturat e policisë ende janë në aksion e sipër. Ndërkaq në orët në vijim pritet komunikim zyrtar i Policisë se Shtetit. Kamera të sigurisë janë sekuestruara dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.

Ora 10:01
Kush janë 8 ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat e sigurisë në Shijak e Durrës, pjesë e grupit Avdyli! Nën hetim vëllai i Rrumit dhe Plarent Dervishaj

8 të fortët që akuzohen se kanë instaluar kamera sigurie që do t'i shërbenin për të mësuar lëvizjet e grupeve rivale dhe të policisë janë: Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli), Altin Avdyli, Sajmir Gjepali, Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja.

 

Plarent Dervishaj
M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SONA: 28/01/2023 07:44

    IKNI MER TE MBARUM RRINI SI LEPRA............ JU SHKOJ JETA BURGJEVE E NEPER KATUNE

    Përgjigju
  • arbeni: 28/01/2023 01:11

    SHTETI DHE POLICIA TE VENDOSE KAMERA KUDO,,,,NE RRUGE,,,BIZNESE,,,QENDRA TREGTARE,,,PLAZHE,,PARQE,,,KUDO TE KONTROLLOJNE ELEMENTIN KRIMINAL,,,,SA ME SHUME KAMERA ,,,ASHTU SIC I KA ANGLIA,,ETJ,,,NUK KA NEVOJE TE NXJERRESH KOT POLICINE NE RRUGE ,,KUR KE KAMERAT KUDO,,,,PO ASHTU TE VENDOSET 1-10 NUMRA TELEFONI TE POLICISE KU NJEREZIT TE INFORMOJNE PER AKTIVITET KRIMINAL....

    Përgjigju
  • nani: 27/01/2023 19:15

    si ka mundesi qe keta te "fortet", pergjojne qytetaret. Kaq i ngordhur qenka ky shtet!!!

    Përgjigju
  • arian zaka: 27/01/2023 15:33

    Po ate pashukun specialistin e krimeve ne lagje a do e denoni gje plehren se i ka pa kamerat dhe ska treguar

    Përgjigju
  • Populli: 27/01/2023 14:30

    Dikur me kmesa e sopata, tani neper shtylla. Po patem nevoje per ta na duhet ti kerkojme me koken lart

    Përgjigju
  • A. N.: 27/01/2023 14:25

    Dikur me kmesa e sopata, tani neper shtylla. Po patem nevoje per ta na duhet ti kerkojme me koken lart

    Përgjigju
  • Pajtimi: 27/01/2023 14:24

    Po te shpia e Shullës pse i lejn kamerat kisha i pytje un

    Përgjigju
    • tirona: 27/01/2023 18:22

      Ça ke mër Pajto djali ku të paska njel hatrri.Edhe ktu do vin pa merak

  • Alb: 27/01/2023 12:34

    Hahahaha ju jeni ber per qep e krip nga policia e shtetit paska ndruar emer ne sherbimi elektronik dhe teknologjik i shtetit bravo keni asgjesuar 54 kamera kriminale per 1 jav sukses bb cuci.

    Përgjigju
  • leko: 27/01/2023 11:51

    Po Vlora dhe Elbasani sa mund te kete!!?? Gjithmon krimi edhte i avancuar ne cdo drejtim, shikoni se me cfar automjetesh udhetojne....

    Përgjigju
  • Kobra: 27/01/2023 11:41

    Ne vend qe t'i vendoste policia kamerat per te monitoruar levizjet e cdo qytetarit, por na qenkan vendosur per te monitoruar levizjet e policise. Qesharake

    Përgjigju
  • emiljano: 27/01/2023 10:54

    O Zot cfar behet keshtu rrumpalle....

    Përgjigju
  • Fshati: 27/01/2023 10:23

    Pse i çmontojne? A nuk mundet policia me marre kontrollin e ketyre kamerave? Me siguri kane qene te vendosura ne pika te pershtateshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?