Dhoma e Avokatëve në Shkodër me rreth 100 anëtar ka vendosur bojkot të plotë pa afat të të gjitha seancave gjyqësore si protestës ndaj hartës së re gjyqësore, e cila parashikon mbylljen e gjykatës se Apelit në Shkodër.
Ndërsa është vendosur që me datën 21 dhe 22 qershor të bojkotohet dhe masat e arrestit dhe gjykimet me karakter të ngutshëm.
Avokati Anton Kosteri nënvizoi se nëse nuk reagohet ndaj kësaj mase nuk përjashtohet edhe mundësia e protestës përmes grevës së urisë.
Shqetësimin për mbylljen e disa gjykatave ne veri te vendit si ajo e Apelit Shkodër, gjykata administrative si dhe gjykatat e faktit në Tropojë, Pukë, i shprehen dhe avokatë të tjerë.
Lajmi kryesor:
Përçarje mes avokatëve për hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë në Vlorë e Shkodër del kundër Maks Haxhisë: Do të vijojmë bojkotin deri më datë 24 qershor
M.Q.//ReportTv.al