Presidenti i Chelsea, Roman Abramoviç

Sport

Pas vonesës së vizës nga Britania, Abramovich merr shtetësinë Izraelite

28 Maj 2018, 22:27| Përditesimi: 28 Maj 2018, 22:30

  • Share

Biznesmeni i klubit të Chelseat, Roman Abramovich është shpallur si i përshtatshëm për të marrë shtetësinë izraelite pasi iu vonua procesi i rinovimit të vizës nga Britania e Madhe.

Ai u largua drejt Tel Avivit, vend në të cilin i është dhënë tashmë shtetësia. Zhvillimet vijnë pasi viza e tij si investitor i fuqishëm në Mbretërinë e Bashkuar skadoi pak javë më parë, rreth fundit të prillit.

Mediat izraelite ndërkohë raportojnë se atij i është dhënë kartë identiteti në Izrael, bazuar në Ligjin për Rikthimin, që u lejon të gjithë hebrenjve të bëhen shtetas të Izraelit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?