Itali - Ministria e Brendshme në Itali ka rritur masat e sigurisë për dy zv/Kryeministrat e vendit, Antonio Tajanin dhe Matteo Salvinin.
Vendimi erdhi pas qarkores së Ministrisë së Brendshme italiane të pak ditëve më parë, që urdhëronte "rishikimin dhe forcimin e masave të mbrojtjes për individët me nivele të rrezikut".
Ansa ka mësuar nga burime qeveritare se në një takim që u zhvillua sot në Prefekturën e Romës, u vendos që të rriten masat e sigurisë për disa figura të larta shtetërore dhe politike.
Megjithatë, nuk është rritur niveli i sigurisë për Kryeministren Meloni.
Kurse, sipas Il Messaggero, mbrojtja për drejtuesit e qeverisë italiane do të rritet në një nivel “ekstrem, që parashikon përdorimin e dy ose tre automjeteve blinduara me nga tre agjentë në secilën.
Kryeministrja Meloni dhe zëvendësit e saj Tajani e Salvini kishin zgjedhur një nivel mbrojtjeje të nivelit të dytë kur morën detyrën. Një zgjidhje kjo që tani është vlerësuar si e pamjaftueshme nga organet e sigurisë, pas vrasjes së aktivistit republikan Charlie Kirk në SHBA.
Komente
