Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë krerët e institucioneve të drejtësisë për të zhvilluar konsultime.
Në zyrën e Begajt ka mbërritur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, kreu i Këshililit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogadani dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Daniela Maloku.
Bisedimet mes kreut të shtetit dhe aktorëve kryesorë të drejtësisë, po zhvillohen në kuadër të përmirësimit apo të reformimit të rregulloreve përsa i përket çështjeve të sigurisë në gjykata. Këto takime e të tjera që priten në vijim, vijnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit Gjykatën e Apelit teksa po ushtronte detyrën e tij.
Kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e Gjykatave?
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalja në sallën e gjyqit, debati që dominoi opinion publik dhe solli akuza edhe mes inistucuoneve ishte pyetja se kush është përgjegjës për garantimin e sigurisë në gjykata. KLGJ publikoi shkresat me Policinë e Shtetit ku në bazë të një VKM-je të vitit 2010 i kishte kërkuar masa për garantimin e sallave të gjyqeve me policë. Sipas KLGJ, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.
Por, një VKM e vitit 2020 ngarkon me përgjegjësi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për hartimin e politikave për rregullin dhe sigurinë, përkatësisht në Gjykata dhe prokuroritë e vendit. Elementi më i rëndësishëm në këtë VKM është “punonjësi i sigurisë” i cili është përgjegjësi kryesor që garanton rregullin dhe sigurinë.
Komente

Prej me shume se 30 vite, keta gjykates dhe prokurore kane abuzuar me popullin shqiptar duke vonuar dhe shtyre cdo proces gjyqesor dhe dhene vendime te gabuara ne interes te njerezve te fuqishem apo me influence. eshte e pafalshme dhe e qellimshme jo vetem per drejtesine por dhe per politiken qe me dashje dhe per interesa te njerezve te caktuar kane shkelur cdo parim te se drejtes duke zvaritur pa te drejte familje per 30 vite ne dyerte e gjykatave pa gjetur kure zgjidhje. Nje prej ketyr njerezve te ketij sistemi te korruptuar ishte dhe zoti Kalaja. Abuzim, korrupsin, dhe tragjedi per 30 vite kane shkaktuar gjykatat me vendimet e tyre te padrejta. me e pafalshme eshte kur shikon se dhoma e avokatise apo prokurorise dhe gjykatat denojne aktin ndaj sherbetorit te shtetit dhe drejtesise. kujt drejtesie??? Nje drejtesie te padrejte te vendosur nga nje njeri i korruptura apo sistem drejtesie i korruptuar qe shkel individin dhe te drejtat e tij dhe i jep support njerezve me influence??? Me vjen keq per humbjen e jetes se nje gjykatesi, por per 30 vite keta gjykates kane shkelur cdo princip te se drejtes dhe jane kthyer njerez ne emer te korrupsionit. Vetgjyqesia nukeshte zgjidhje e vendosjes se drejtesise, por kur vete drejtesia nuk eshte drejtesi por korrupsin, dhe con njerzit deri ne pergjigje ekstreme si ne kete rast, pushka top ju befte qe askush nga drejtesia e korruptuar mos te mendoje se eshte i pavdekshem.
Përgjigju