Pamje nga vendngjarja

Pas vrasjes së kandidatit për president, tentohet ekzekutimi i një tjetër zyrtareje

11 Gusht 2023, 17:02| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 17:03

  • Share

Në Ekuador një tjetër kandidate për Parlamentin, Estefany Puente, ka rënë pre e një sulmi të armatosur në Ekuador, e cila mori lëndime të lehta në krah.

Teksa ishte në makinën e saj së bashku me babain dhe bashkëshortin e saj, 2 persona qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Ditën e djeshme, Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio, është ekzekutuar gjatë një tubimi të fushatës. Ish anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me 3 plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën.

Muajt e fundit, vendi po përjeton një valë dhune të lidhur me trafikun e drogës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?