Djali dhe bashkëshorti i kineastes dhe aktori Alec Baldwin

Bota

Pas vrasjes së kineastes, Alec Baldwin fotografohet me djalin dhe bashkëshortin e viktimës afër vendit ku ndodhi tragjedia

25 Tetor 2021, 16:20| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 16:34

  • Share

Vetëm pak ditë pas incidentit fatal, ku aktori Alec Baldwin vrau me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’, aktori është fotografuar në New Mexico se bashku me djalin dhe bashkëshortin e së ndjerës.

Baldwin shihet duke përqafuar Matt Hutchins, burrin e kinematografes. Baldwin dhe familja Hutchins u fotografuan në Santa Fe, afër vendit ku ndodhi tragjedia. I veshur me të zeza, aktori 63-vjeçar dukej i zymtë, teksa përqafoi Matt dhe djalin e tij Andros. Një dëshmitar tha për New York Post se aktori dukej shumë i ‘dërrmuar, i plakur e i rrahur’.

Vetë Baldwin rrëfeu para hetuesve se arma iu dorëzua atij nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se ishte i sigurt. Personi, ende i paidentifikuar, nuk e dinte se arma përmbante municion të vërtetë.  Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks nga aktori në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit 'Rust'. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur.

Alec Baldwin dhe bashkërshorti i kineastes

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?