Efektivë të forcave 'Shqiponja'

Pas vrasjes së Klodian Rashës/ SHÇBA nis hetimin administrativ në repartin 'Shqiponja', në 'sitë' që nga rekrutimi deri te veprimet policore

17 Dhjetor 2020, 18:52| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 18:55

  • Share

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit duket se nuk do të ndalet vetëm me hetimin e ngjarjes tragjike të vrasjes së Klodian Rashës. Shqiptarja.com mëson se SHÇBA do të nisë një hetim të imtësishëm në repartin "Shqiponja' për të parë procedurat që nga rekrutimi i policëve deri te mënyra e veprimit.

Sa i përket rekrutimit hetimi do të përfshijë edhe kualifikimin e policëve, pjesë të këtij reparti dhe eksperiencën që ata kanë pasur para se të bëhen pjesë aty.

Ndërkohë që për mënyrën se si "Shqiponja' vepron, SHÇBA do të hetojë mbi shoqërimet që efektivët kanë bërë në këto kohë.

Njësia elitë e policisë “Shqiponja” u shkri në vitin 2013 për tu rikthyer serish një vit më pas. Shqiponjat operojnë 24 orë në 24, si forcë në terren në mbështetje të strukturave të tjera të policisë.

Vendimi për hetimin nga SHÇBA pas vrasjes së Klodian Rashës në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga efektiviti i "Shqiponjave", Nevaldo Hajdaraj.

Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • naumi: 18/12/2020 00:13

    E GJITHE policia dhe kjo shqiponja jane mbushur me njerez te varfer ,,,kryesisht nga tepelena,,,jugu ne pergjithsi,,,,te bindur ndaj PS,,,,qe duan te dalin nga gjendja e veshtire ekonomike ,,,dhe jane te pashkolluar,,,,,te patrajnuar ,dhe te paafte...duhet ristrukturim nga drejtori policise e deri tek polici me i fundit...

    Përgjigju
  • Altin: 17/12/2020 22:52

    Njesia me e korruptuar e policise, ndalin makine ne cepa pallatesh per leke

    Përgjigju
  • Arsen: 17/12/2020 20:05

    Po pra pooo. Po mto pune duhen bere qe para se te .erren dbe vazhdimisht kontrolle dhe teste droge here pas here. Tani qe u be nje dem, tani u kujtuan per hetim nga fillimi.

    Përgjigju
  • Lani: 17/12/2020 20:04

    Ti bejn testin e droges e do shohin nje her si dalin te gjith pozitiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?