Pas vrasjes së Liridonës, reagon babai i njërit prej të dyshuarve, Granit Plavës: Nëse e ka vrarë, ai është i vdekur për mua

5 Dhjetor 2023, 15:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 15:22

  • Share

1701786028_babai.png

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”. 

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës. 


Lajmi kryesor:

Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen, qytetarët protestë në Prishtinë për Liridona Murselin: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?