Bota

Pas Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

30 Korrik 2021, 10:37| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 10:39

  • Share

Kina po përballet me një shpërthimin të madh të koronavirusit, të zbuluar në qytetin kinez Nanjiang, që është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, të cilin media shtetërore kineze e ka konsideruar si “infektimin më të madh pas Wuhanit”.

Gati 200 persona janë infektuar qëkur është identifikuar rasti i parë në një aeroport më 20 korrik. Të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Nanjiangut do të pezullohen deri më 11 gusht dhe të gjithë 9.3 milionë banorët e qytetit, përfshirë vizitorët, do të testohen.

Zyrtarët besojnë se shpërthimi aktual është i lidhur me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, Delta, i cili është përhapur me lehtësi, për vetë faktin se është identifikuar në një aeroport me shumë qarkullim. Testimet kanë treguar se koronavirusi tani është përhapur në të paktën 13 qytete. Sidoqoftë ekspertët deklarojnë se shpërthimi ishte ende në një fazë të hershme dhe mund të kontrollohej.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?