Pas xhamive hapen edhe kishat, besimtarët duhet të respektojnë distancimin fizik

25 Maj 2020, 15:59| Përditesimi: 25 Maj 2020, 16:13

  • Share

Ulja e rasteve me covid-19 ka sjellë hapjen e dyerve të tempujve fetarë. Pas xhamive dje, ku u fal Bajrami sot janë hapur edhe kishat.

Të gjithë qytetarët do të duhet ti nënshtrohen rregullave të distancimit fizik dhe të mos grumbullohen në hyrje apo dalje të institucioneve fetare.

Report Tv sot bëri një vëzhgim në katedralen e Shën Palit ku kishte një numër të paktë qytetarësh.

Pavarësisht hapjes graduale, besimtarët janë përballë një situate paksa të pazakontë për mënyrën se si do të kryejnë ritualet e tyre fetare. Vetëm një muaj më parë besimtarët katolikë e ortodoksë kremtuan pashkët online.

E njëjta situatë edhe në fenë Islame ku covid-19 ndali besimtarët të frekuentojnë xhamitë edhe përgjatë muajit të Ramazanit, por me lehtësimin e masave dje falën Bajramin.

Por edhe falja e namazit të Bajramit që prej vitesh është bërë traditë të falet në sheshet e qyteteve u mbajt në xhami me protokollin e sigurisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?