Politikë

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

21 Maj, 22:06| Përditesimi: 21 Maj, 22:39

  • Share

Edhe pse më 11 maj qytetarët zgjodhën 140 deputetët e rinj, Parlamenti do të hapë dyer javën e ardhshme për të rikthyer edhe një herë trupën aktuale të ligjvënësve, mandati i të cilëve do edhe pak muaj të përfundojë.

Disa prej tyre të rikonfirmuar për një tjetër mandat deputeti, e të tjerë që duhet të lirojnë karriget, do të punojnë edhe për pak muaj, derisa në shtator të ulen të zgjedhurit e rinj.

Puna e Kuvendit aktual do të vijojë deri në 8 korrik dhe sipas kalendarit zyrtar do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë

Por krahas raportimeve të institucioneve, parlamenti pritet të dominohet nga debati mbi zgjedhjet e së dielës së 11 majit.

Burimet thonë se opozita nuk ka ndërmend ta kalojë në heshtje dhe nga foltorja e kuvendit pritet të përsërisë pretendimet mbi procesin zgjedhor.

Parlamenti aktual i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin e tij më 10 shtator 2021. Për këtë arsye, parlamanti i ri i 11 majit pritet të konstituohet brenda 10 ditëshit të dytë të shtatorit, pasi sipas Kushtetutës Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?