U renditën në vendin e 22-të dhe me 76 pikë Albina Kelmendi dhe familja gjatë Eurovizion 2023, ku përfaqësonin Shqipërinë. Pas një reagimi të parë, ku shprehën zhgënjimin e tyre për mos vlerësimin e duhur në këtë garë muzikore ndërkombëtare, solistja, shpreh përmes një statusi falënderimin e saj ndaj atyre që e mbështetën, kompozitorit Enis Mullaj dhe tekstshkrueses Eriona Rushiti.
“Mbështetja e popullit tim, dhe e te të tjerëve, na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovizion. Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën më të mirë falë jush! Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojmë Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi ynë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbështetjen tuaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi shqiptarë dhe nuk ka çmim as privilegj që të na shmangë nga kultura jonë.
Fjalët janë të pakta tek ju falënderojmë, dhe është e vështirë të gjejë fjalët e duhura ta përshkruaj gjithë dashurinë qe kemi marrë këto ditë nga ju!
Me ne dhe me Ju, Evropa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!
Duajeni dhe respektoni njeri tjetrin, kjo është kultura jonë.
Ju përulemi dhe ju falënderojmë për çdo gjë!", shkruan Kelmendi.
Ngelet duke bertitur. Nuk kendohet keshtu
Përgjigju