Pas zjarreve disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdha në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe me disa stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës.
Moti i ftohtë, i cili do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta, do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin temperaturat e motit.