Bota

Pas zjarrit, katedrales Notre Dame i kanoset një tjetër rrezik serioz

24 Prill 2019, 15:52| Përditesimi: 24 Prill 2019, 17:21

  • Share

Pas zjarrit, katedrales Notre Dame i kanoset një tjetër rrezik serioz: shiu.

Përpara nisjes së rikonstruktimit të saj, arkitektët kanë nisur nga puna që të mbulojnë pjesën e shkrumbuar nga zjarri, pasi sipas parashikimeve të moti, nga dita e martë do të nisin shirat. Arkitekti kryesor i angazhuar për rikonstruktimin e katedrales 850 vjeçare, Philippe Villeneuve tha se tashmë në plan të parë ka kaluar krijimi i një pëlhure gjigande që të mbrojë atë çka ka mbetur nga shiu.

Dëmtimi nga uji tani është kthyer një shqetësim të madh, pasi sasi të mëdha u përdorën edhe nga zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.

 “Prioritet është izolimi i katedrales”, tha Villeneuve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?