Pasagjerë duke pritur në Rinas

Kronikë

Pasagjerët denoncojnë në Report Tv: Blue Panorama na vonoi 14 orë, kemi humbur fluturimet për SHBA e Itali

20 Korrik 2018, 11:08| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 11:13

  • Share

Problemet me kompaninë “Blue Panorama” nuk kanë të sosur. Ditën e sotme, pasagjerët që kishin rezervuar për të udhëtuar drejt Italisë, kanë denoncuar në Report Tv, se kompania pa njoftuar ka vonuar fluturimet me 14 orë.

Të irrituar pasagjerët kanë thënë se kanë humbur fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Milanos.

“Kemi humbur fluturimet drejt USA nga Milano. Nuk jemi njoftuar nga Blu Panorama për këtë vonesë”-kanë thënë qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që kompania “Blue Panorama” ka probleme me fluturimet. Pak ditë më parë, një defekt në bord vuri në panik 143 qytetarë që udhëtuan drejt Italisë, pasi avioni ku ata udhëtonin bëri ulje të detyruar.

Komento

Komente

  • Qytetari: 20/07/2018 13:28

    Hiqeni fare nga qarkullimi se nuk eshte korrekt dhe shume ankesa ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?