Bota

Pasagjerët në bordin e Ryanair: Gazetari bjellorus, ishte i frikësuar për fatin e tij!

24 Maj 2021, 14:17| Përditesimi: 24 Maj 2021, 14:21

  • Share

Fluturimi 4978 i Ryanair, i nisur nga Athina në drejtim të Lituanisë, devijoi nga rruga e tij për tu ndaluar në Minsk dhe për pasagjerët nuk kishte asnjë shpjegim. Por njëri nga pasagjerët në bordin e Boeing 737 reagoi menjëherë, duke  u ngritur në këmbë nga vendi i tij, nxori laptopin e tij nga bagazhi i dorës dhe ia dorëzoi atë së bashku me celularin të dashurës së tij.  

Gazetari disident bjellorus Roman Protasevich, i cili ishte në kërkim nga autoritetet bjelloruse e kishte kuptuar se atij nuk i kishte mbetur shumë kohë. Minsk është më pak se 200 km nga Vilnius dhe devijimi do të zgjaste vetëm disa minuta.

"Kur u njoftua se do të zbarkonin në Minsk, Roman u ngrit, hapi vendin e bagazheve dhe u përpoq të ndante gjërat," tha një pasagjer lituanez.

"Unë mendoj se ai bëri gabim. Kishte shumë njerëz që ai të mund t'i jepte gjërat mua ose udhëtarëve të tjerë dhe jo të dashurës, e cila mendoj se u arrestua po ashtu."

Jashtë aeroplanit gjendej një avion luftarak MiG-29 i epokës Sovjetike, me urdhër të Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko për të detyruar aeroplanin të ulej në Minsk.

Një pasagjer tjetër i rraskapitur, duke folur me gazetarët, tha që Protasevich dukej "shumë i frikësuar".

 "Unë e pashë drejtpërdrejt në sytë e tij dhe ai ishte shumë i trishtuar," tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?