Dr. Kristo Papa

Bota

Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

8 Shtator, 22:00| Përditesimi: 8 Shtator, 22:02

  • Share

Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.

Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.

Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm./TCH

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 09/09/2025 05:53

    BRAVO DOKTORIT... .. ...POR JO NE CDO AVION KA MJEKE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?