Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët në Europë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin nëpërmjet certifikatës COVID, pa qenë nevoja t'i nënshtrohen masave kufizuese.
Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi Certifikatën dixhitale Covid të BE në qershor, vendim që do të lejojë bllokun të rifillojë udhëtimin duke lejuar vendet anëtare të verifikojnë nëse udhëtarët janë vaksinuar, kanë testuar negativ për Covid-19, ose janë rikuperuar nga Covid -19.
Certifikata e COVID përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep. Për të kaluar, duhet që një person të jetë vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson. Në vendin tonë përdoren dy prej këtyre vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.
Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për personat që kanë certifikatat, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik.
Veç idesë fillestare të përdorimit të kësaj certifikate vetëm për udhëtime, Brukseli tani po inkurajon Shtetet Anëtare të bien dakord të përdorin dokumentin për të siguruar hyrjen në koncerte, festivale, teatro dhe restorante.