GJKKO shpall fajtor 14 të arrestuarit për trafikimit të klandestinëve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët hetimet vazhdojnë, kryenin falsifikime të dokumenteve, si letërnjoftime, pasaporta, viza,vula, duke pajisur me dokumente të falsifikuara persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material.
Vendimi është marrë për Kostaq Gjoka, i cili është dënuar me 5.8 vite burg, Astrit Ziguri 5.4 vite burg, Dashamir Seferi 4 vite burg, Dashnor Tafani 4 vite burg, c 4 vite burg, Leonard Markaj 5.4 vite burg, Rezart Hoxha 5.4 vite burg, Ilia Margo 3.4 vite burg, Glej Shehu dënohet përfundimisht 3.4 vite burg, Ermal Mema 3.4 vite burg, Çajup Tefa 3.4 vite burg, Afrim Emini 3.4 vite burg, Gjergji Mëzuraj 3.4 vite burg, Vejsel Hasan Gjolleshi, të masës mjekësore “Mjekim i detyrueshëm në një institucion mjekësor.
Gjithashtu nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, trafikonin shtetas të ndryshëm për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, etj. Klandestinë nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalizimimit e operacionit “Rruga e Gabuar”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa nga shqiptarët e trafikuar me dokumente flase janë ndaluar në aeroportin e Xhamajkës dhe disa në Kanada, ndërsa nisja e tyre bëhej nëpërmjet Podgoricës për të mos u identifikuar në Rinas. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin datë 10.02.2021, ka vendosur deklarimin fajtor të të gjithë të pandehurve.
Njoftimi i plotë:
Mbi përfundimin e gjykimit të procedimit penal nr. 25 të vitit 2019’’
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.25 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët hetimet vazhdojnë, kryenin falsifikime të dokumenteve, si letërnjoftime, pasaporta, viza,vula, duke pajisur me dokumente të falsifikuara persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Gjithashtu nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, trafikonin shtetas të ndryshëm për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, etj.
Në përfundim të hetimeve, me datën 31.03.2020 janë dërguar aktet për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin datë 10.02.2021, ka vendosur deklarimin fajtor të të gjithë të pandehurve. Me poshtë është dispozitivi i vendimit :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostaq Konstadin Gjoka, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostaq Konstadin Gjoka, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe, në bazë të neneve 28/4, 333/a/1 të Kodit Penal, e dënon me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Kostaq Konstadin Gjoka, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Kostaq Konstadin Gjoka dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Eqerem Ziguri, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të nenit 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Eqerem Ziguri, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Astrit Eqerem Ziguri, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Astrit Eqerem Ziguri dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashamir Adem Seferi, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashamir Adem Seferi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Dashamir Adem Seferi, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Dashamir Adem Seferi dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashnor Haki Tafani, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të te pandehurit Dashnor Haki Tafani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Dashnor Haki Tafani, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Dashnor Haki Tafani dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurës Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të nenit 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për kryerjen e veprës penale; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe, në bazë të nenit 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, Për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, e pandehura Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, e pandehura Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj dënohet përfundimisht me 4 (katër) burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Petro Markaj, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Petro Markaj, për kryerjen e veprës penale; “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Leonard Petro Markaj, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Leonard Petro Markaj dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Rezart Spartak Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të te pandehurit Rezart Spartak Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Rezart Spartak Hoxha, për këto vepra penale dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Rezart Spartak Hoxha dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilia Nikolla Margo, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Ilia Nikolla Margo dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Glej Mihal Shehu, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Glej Mihal Shehu dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermal Fadil Mema, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Ermal Fadil Mema dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Çajup Zhuli Tefa, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Çajup Zhuli Tefa dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Emin Emini, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Afrim Emin Emini dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Barjam Mëzuraj (alias Jorgo Karavoqiri), për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe, në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Gjergji Barjam Mëzuraj (alias Jorgo Karavoqiri), dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër ) muaj burgim
- Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Vejsel Hasan Gjolleshi, që lidhet me akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Grupi i strukturuar kriminal”, në bazë të nenit 298/2, 334/2 28/4, 333/a/2, në kushtet kur personi nuk mund të dënohet, në zbatim të nenit 387 në lidhje me nenin 328 pika 1 gërma ç, të K.Pr.Penale
Caktimin ndaj të pandehurit Vejsel Hasan Gjolleshi, të masës mjekësore “Mjekim i detyrueshëm në një institucion mjekësor.
Urdhërohet dërgimi dhe ruajtja e tij në një institucion të posacëm mjekësor për të sëmurët mendorë, të përcaktuar sipas nenit 28/1 i ligjit nr.44/2014 “Për shëndetin mendor”.