Kronikë

EMSC jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Vala e pasgoditjeve të tërmetit po vjen duke u shuar

4 Dhjetor 2019, 11:43| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 11:48

  • Share

Shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar, ku shkaktoi viktima, të plagosur dhe shumë dëme materiale, ka ardhur duke u ulur.

Lajmin e mirë e ka dhënë Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, e cila thotë se aktiviteti i do të rikthehet në nivelin normal.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

Postimi i EMSC

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?