Spartak Braho, Servet Pëllumbi, Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede

'Pash dikë që nxori thikën', Spartak Braho: Njerëzit e Berishës tentuan masakrimin e Servet Pëllumbit në ’96-ën në Durrës, si i shpëtova arrestimit dhe dola në ilegalitet

13 Janar 2021, 17:03| Përditesimi: 13 Janar 2021, 17:10

  • Share

Në 22 maj të vitit 1996, drejtuesit e Partisë Socialiste u kishin shpëtuar disa pritave me huliganë të ngritura nga Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu, me urdhër të Sali Berishës, i cili kërkonte me çdo kusht asgjësimin fizik të opozitës, për shkak se e shikonte si rrezik për pushtetin e tij. Spartak Braho, sot deputet, kujdesej për sigurinë e krerëve të PS-së, të cilët kishin planifikuar për të zhvilluar një miting në Durrës. Braho kishte vendosur disa aparatura në shtëpinë e një militanti në Sukth, ku dëgjonte komunikimet dhe urdhrat kriminalë të kreu të policisë Agim Shehu dhe kreut të SHIK Bashkim Gazidede, për të sulmuar PS-në, sipas porosive të Berishës.

Në kushtet kur kryetarin Fatos Nanon e kishte futur në burg, Berisha synonte asgjësimin e Servet Pëllumbit, një nga figurat qendrore të PS-së në atë kohë. Në 22 maj 1996, Spartak Braho, në makinë me Servet Pëllumbin, kishte dëgjuar në radion-përgjuese Agim Shehun teksa urdhëronte masakrimin me çdo kusht të Servet Pëllumbit, sabotimin e mitingut të PS-së në Durrës, rrahjen e përfaqësuesve të tjerë të PS-së si dhe djegien e makinave të tyre.

Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, Braho rrëfen se pas kalimit të pritës tek Ura e Dajlanit, plani i Berishës, Agim Shehut dhe Gazidedes për të goditur fizikisht Servet Pëllumbin, u vu në zbatim në miting. Persona me thika ishin infiltruar në mitingun e PS-së dhe po i afroheshin profesorit. Braho rrëfen luftën e saj dite për të shpëtuar Pëllumbin nga njerëzit e Sali Berishës. Nisur nga rrëfimi i Brahos, por edhe nga qindra dëshmi dhe dokumente të kohës, tentativat për vrasjes së Pëllumbit, është vetëm një fije në perandorinë kriminale të atyre viteve, ende sot e pandëshkuar nga drejtësia.

Vijon rrëfimi i Spartak Brahos

“Arritëm në rrugën e Pallatit të Sportit. Zbritëm dhe ecëm në drejtim të tij të rrethuar nga turmat e popullit që na priste me entuziazëm. Me kujdes, duke mbajtur profesorin, pash midis turmës disa fytyra të dyshimta që ishin përzier dhe që synonin të futeshin brenda në Pallatin e Sportit. Ecnim me vështirësi dhe disa metra para hyrjes kryesore pash dikë që nxori thikën dhe po shtyhej në drejtimin e grupit kryesor. “Ky është ai i masakrës”, mendova.

Dhe dikujt që nuk më kujtohet, i bëra shenjë duke i thënë ‘mbërthejeni atë mut’, duke e treguar me gisht. Por, rreziku nuk kishte kaluar. Pikërisht në hyrje të derës së Pallatit të Sportit, pjesa sipërme e së cilës ishte veshur me xham, u zgjat një shufër e gjatë hekuri dhe goditi në drejtim të kokës së profesorit. E pash personin ishte L. Dauti bashkë më vëllanë e tij. Xhami u thyer në mes dhe një copë e madhe në formë trekëndëshi me majë poshtë mori drejtimin për të rënë mbi kokat tona, ku më pranë ishte profesori. E shtyva profesorin me forcë që të kalonte edhe atë gjysmë metri të derës. Copa e rënë e xhamit ra me forcë mes trupave tanë, por profesori kishte shpëtuar. Një shoqërues i tij shtrëngonte dorën e gjakosur. Xhami kishte goditur atë.

U futëm në sallë  e elektrizuar nga thirrjet e simpatizantëve socialistë prisnin. Të sigurt që ia kishim hedhur SHIK-ut dhe policisë së Sali Berishës për të na prishur mitingun dhe për të na masakruar. Por mua në vesh për shumë kohë më kumbonte një zë: “Të masakrohet Servet Pëllumbi”.

Lidhur me këtë ngjarje, profesor Servet Pëllumbi kujton se atë që nuk u realizua për ta masakruar atë në 22 maj 1996 në Durrës, Sali Berisha e realizoi në 28 maj 1996 në mitingun e PS-së sheshin Skënderbej në Tiranë. Fotografia e gjakosur e tij së bashku me një gazetar spanjoll shëtiti kryefaqet e agjencive botërore.

Disa muaj më parë, pikërisht në 22 dhe 29 mars ishin masakruar nga SHIK-u dhe Policia Sekrete Ndre Legisi, Edi Rama, Erion Braçe, Bardhok Lala (gazetar i gazetës Koha Jonë), etj.

Më 19 qershor 2020, prof. Servet Pëllumbi, pasi lexoi shënimet e mësipërme, më dërgoi këtë mesazh telefonik: “Spartak, të falënderoj dhe të uroj për intervistën. Kujtesë fenomenale ke për ato vite të vështira që kemi përballuar. Fakte që kurrsesi nuk duhet t’i harrojnë rilindasit e sotëm!”.

Pak ditë më parë, mbas një sinjali të dhënë nga polici V. Hoxha shpëtova nga arrestimi policor i urdhëruar nga neo-fashistët, drejtues të policisë dhe të SHIK-ut, Artan Kalaja, Flamur Muka, Ilia Ilia etj. Kontrolli i egër dhe i beftës i banesës në orën 02:00 të natës, më detyroi ë largohem duke rrezikuar jetën dhe të kaloj në ilegalitet. Por, po atë natë shumë aktivistë të tjerë të Partisë Socialiste u arrestuan dhe u keqtrajtuan dhunshëm, duke u hedhur kanaleve të ish-kënetës.

Ishte llumi politik i Partisë Demokratike simbol i së cilës ishin militantët e saj Vefi Çako, Agim Kashami etj., që rrahën komisionerët e PS-së dhe mbushën kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve, duke arritur fitoren fenomenale të PD-së 120 %!

Nuk kam për ta harrur kurrë rrahjen e dhe plagët që morën aktivistët e PS-së atë ditë si doktor Anastas Qerimi, Dylbere Hysi, Aliosha Qamo, Ilir Tanko të kryer nga llumi i PD-së, të mbështetur nga kriminelë të sapo liruar nga burgu për t’u përdorur”.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 13/01/2021 20:26

    Po ca te coje ne SPAK, lidhjet me llumin e krimit qe ka si familje ne Durres?! Te gjithe prokuroret e SPAK jane njesoj, miq e shoke me zullumin e Durresit. Pse mendoni qe do tia fusin vetes. Lereni te te parrallis ne qefin e vet.

    Përgjigju
  • Tralala: 13/01/2021 19:06

    Dhe perrallat me mbret vazhdojne ...

    Përgjigju
  • Shqipëria: 13/01/2021 18:55

    8 vjet ne pushtet, 4 pa opozitë, akoma fajin e ka Saliu. Asnjë akuzë ndaj Saliut zyrtare ne 8 vjet, tani qe erdhën zgjedhjet, Fuges i ka ngel vetëm Fajin e ka Saliu. Mjer ne!!!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 13/01/2021 18:07

    Saliu: perfaqesuesi i atyre qe bazojne c'do mendim/veprim se eshte personal dhe vetem duke perdorur emocion dhe jo argument/fakt/llogjike.

    Përgjigju
  • Canta Bardhe: 13/01/2021 17:50

    O canta e Zeze Taku A e ke cuar canten e Zeze tek Spaku se keta nuk e kane lexuar se ne populli kemi lexuar edhe me shume per bemat e Drejtuesve te Partise Demokratike dhe Sahli Berishes ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?