Pashaqoftet e Elbasanit nga amvisa Burbuqe Plangarica

13 Tetor 2023, 12:17| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 12:20

  • Share

Pashaqoftet e Elbasanit

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • 1 qepë e madhe
  • Pelte domate
  • Pak miell
  • Limon ose limontoz
  • Nenexhik
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Grijmë qepën imët me dorë, e shtojmë tek mishi i grirë, shtojmë orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe pak pluhur pjekës. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë. I japim më pas formën pashaqofteve dhe i vendosim në një pjatancë ku kemi hedhur pak miell. I skuqim qoftet lehtë në vaj të nxehtë për pak minuta dhe i largojmë nga tigani. Në vaijin ku skuqëm qoftet shtojmë pak miell dhe e kaurdisim mirë derisa të skuqet. Shtojmë pak limontoz ose lëng limoni dhe salcën e domates. E trazojmë mirë, shtojmë ujë, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Sapo salca të fillojë të marrë valë vendosim qoftet dhe i lëmë të gatuhen brenda në salcë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?