Arkitekti i njohur portugez Alvaro Siza ishte një nga të ftuarit në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread and Heart”, ku ndau me publikun historinë e njohjes së tij me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Siza kujtoi se fillimisht kishte dëgjuar për Ramën nga një kolege arkitekte, Camille Rebelo, e cila i foli me entuziazëm për Tiranën dhe për një kryetar bashkie që po përpiqej ta transformonte qytetin. Siza tregoi se mikja e tij e çoi të shihte dhe një ekspozitë me punimet e kryeministrin Rama, më të cilin më pas është takuar në Porto dhe mori ftesën për një projekt në Adriatik.
“Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, për fat të keq nuk munda të vija. Dikur kam vizituar detin Adriatik dhe gjithashtu vija nga Kroacia. Camille Rebelo që po projektonte një kullë në Tiranë më kishte folur me entuziazëm për një vend ku arkitektura nuk konsiderohet një luks i nevojshëm. Më tregonte për një kryetar bashkie që po rinovonte Tiranën dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë. Më çoi në një ekspozitë ku shfaqeshin punimet e kryetari të bashkisë dhe kryeministrit të tanishëm. Më vonë u takuam në Porto dhe mora ftesën për një plan në Adriatik, e pranova me entuziazëm. Projekti u zhvillua me lehtësi e dialog”, u shpreh arkitekti portugez.
Lajmi kryesor:
Arkitektët nga e gjithë bota në Tiranë: Po sillni një pranverë që Europa nuk e ka! Kuma: Vendi juaj, i ngjashëm me Japoninë
SI.E./ReportTv.al