GREQI- “Pashë një hije dhe më pas u nxi gjithçka. U zgjova i mbuluar në gjak!”, ky është rrëfimi drithërues i policit grek, i cili u rrah brutalisht nga një shqiptar me një shufër hekuri, verën e kaluar.
Me plagë që do t’i kujtojnë përjetësisht ditën e zezë, kur 50-vjeçari shqiptar i ndali rrugën dhe e qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me një shufër hekuri, polici grek tregoi për mikrofonat e mediave greke se ai kishte qëllim ta vriste.
“Më qëlloi me shufrën e hekurit në kokë, dhe pavarëisht se unë rash në tokë, ai nuk ndaloi por më qëlloi edhe 5 herë të tjera”, shprehet ai.
Si ndodhi ngjarja?
Gjithçka ndodhi teksa polici dhe dy koleget e tij po shijonin një kohë relaksi jashtë orarit të punës përgjatë bregdetit të Paxos.
Papritur u shfaq shqiptari i cili me një shufër hekuri 80 cm në dorë filloi të qëllonte policin duke i shkaktuar menjëherë plagë të rënda.
“Goditja ishte kaq e fort sa, gjaku nga koka e tij shpërtheu në fustanin e kolegës sonë”, tha njëra prej policeve e cila ishte prezentë.
Gjykata greke vendosi që shqiptari të qëndrojë në burg për 9 vjet për vrasje në tentativë.
Plagët e policit grek
Polici i dhunuar
Shqiptari i dënuar me 9 vite burg