Foto ilustruese

Kronikë

Pashkët, hapet një pikë e re doganore në Rips për lehtësimin e lëvizjes

9 Prill 2018, 10:57| Përditesimi: 9 Prill 2018, 11:06

  • Share

Me rastin e festës së Pashkëve dhe me qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për lëvizjen e udhëtarëve nga Greqia në Shqipëri, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, ka nxjerrë një Urdhër për hapjen e përkohshme të Pikës Kufitare Doganore Rips gjatë periudhës 03.04.2018 deri 05.04.2018 dhe 10.04.2018 deri 12.04.2018.

Sipas këtij urdhri, në këtë pikë do të lejohet kalimi i udhëtarëve dhe automjeteve me targa greke nga ora 07.00 deri në 16.00.

Ikonomi ka kërkuar të merren të gjitha masat nga Dega Doganore e Sarandës për të përballuar fluksin e mjeteve në hyrje dhe në dalje në këtë pikë doganore, theksohet në këtë Urdhër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?