Pasi 'Anti-KÇK' merr 'bekimin' e SHBA dhe BE, reagon Basha: Rama nuk mund të luftojë krimin pasi është pjesë e tij

2 Shkurt 2020, 10:49| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 10:53

  • Share

"KÇK nuk mund të luftojë KÇK" ky është reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për sa i përket miratimit të paketës speciale 'Anti KÇK', që do të luftojë botën e krimit.

Basha  me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama ka 7 vite që dështon dhe se ai nuk mund ta luftojë krimin apo korrupsionin pasi sipas tij Rama është vetë pjesë e krimit.

"Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!" shkruan Basha.

Ndërkohë ditën e sotme paketa 'Anti- KÇK' ka marrë edhe bekimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komento

Komente

  • Lulushka e ka honger ..: 02/02/2020 11:55

    Mjafte Lulushke na Cicerove ,,here si Demokrate,,he Here si Shenjetore i Kishave..e ke honger tani me. SPAK dhe Hollandaa ste ndimon dote .. Te tjeret Jo. e Jo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?