Pasi anuloi 30 qershorin, Meta merr në dorë frenat e opozitës: Tani ndalni protestën

8 Qershor 2019, 20:56| Përditesimi: 8 Qershor 2019, 22:28

  • Share

Pasi mori një vendim të papritur duke anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore, vendim i bëri publik teksa protesta e opozitës kishte nisur, kreu i shtetit ka bërë një reagim të dytë duke i bërë thirrje opozitës joparlamentare të ndalojnë protestën.

Kjo është hera e parë që Presidenti kërkon që protesta të ndalet, pasi më herët ai ka bërë vetëm thirrje për qetësi dhe distancim nga dhuna. Këtë radhë, Meta, pasi anuloi zgjedhjet që nga vetë lideri demokrat Basha u konsiderua si rezultat i ardhur falë protestave dhe vendosmërisë së protestuesve, kërkon që qytetarët të shpërndahen.

"Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bën thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht", thuhet në një reagim të kreut të shtetit shpërndarë për mediat teksa protestuesit kishin shkuar tek Parlamenti ku nisën të hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Angjelin Preka: 09/06/2019 08:19

    Mir ti behet edi rames se desh kualicion me ilirin te marri persiper pergjegjesite

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 08/06/2019 22:59

    Qifti Meta/Kokemadhi meritojne fundin si te qiftit Qaushevski - me procedure te shkurte.

    Përgjigju
  • Perpara: 08/06/2019 22:10

    Qeni Ilir Meta, bucja Mona ,zagari Lulzim Basha,bastardi Saliu irrugeve qe te shpetojne lekurren flasin dhe per liufte civiile ,le te filloje luffa me vdekjen e njerezve te tyre me te afert pastas shufim .Mos sakrifikoni koken per keta njerez paniku se do ngelen pa karike mund ti kthej ne qen te terbuar ,dhe kur te shohin se I humbin shpresat do kafshojne njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?