Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Politikë

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

20 Maj, 15:46| Përditesimi: 20 Maj, 15:49

  • Share

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot me një deklaratë për mediat në lidhje me mesazhin e dërguar nga kryesocialisti Edi Rama tek kandidatët për deputetë që kërkuan filmimet e numërimit të votave nga KQZ pas pretendimeve që ngritën.

Ndërsa në mungesë të kryetarit të partisë që ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 Blushi drejtoi fushatën e PL ku mori një rezultat shumë të dobët, duke mos siguruar asnjë mandat nga listat e hapjura, madje as të kryetarit Ilir Meta, sot ai është përpjekur të krijojë diversion brenda socialistëve, duke denoncuar kreun e mazhorancës.

“Partia e Lirisë shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës kërcënuese të Kryeministrit Edi Rama, drejtuar kandidatëve për deputetë të “Rilindjes” që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën legjitime për të verifikuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Qarkun e Tiranës”, u shpreh Blushi mes të tjerash.

Ai e cilëson këtë si një frikë dhe panik të Ramës, edhe pse mazhoranca ka siguruar një shumicë të cilësuar me 83 mandate. Sipas Blushit, mesazhi është dëshmi e narkoregjimit dhe autoritarizmit

“Ky kërcënim nuk është një akt i izoluar, por një dëshmi e autoritarizimit të një Narkokryeministri që prej kohësh ka braktisur dhe që shkelmon çdo ditë normat e demokracisë dhe sundimin e ligjit”, tha Blushi.

Partia e Lirisë sipas tij, do vijojë luftën për mbrojtjen e votës së litë, me qëllim transparencën.

“Partia e Lirisë thekson me forcë se transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit në çdo proces zgjedhor. Mungesa e transparencës nuk është thjesht një çështje teknike, por një sulm direkt ndaj demokracisë. Partia e Lirisë rithekson vendosmërinë për të vijuar betejën politike, institucionale dhe qytetare për mbrojtjen e votës së lirë. Ne jemi dhe do të mbetemi në krah të çdo qytetari që kërkon drejtësi, barazi dhe mundësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm”, vijon ai.

Ndërsa në fund shpreh këmbënguljen e PL për të vijuar evidentimin e shkeljeve dhe abuzimit me votat.

“Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në formalitet dhe në falsitet. Mbrojtja e votës së lirë nuk është thjesht një qëllim politik, por një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë funksionale, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 20/05/2025 17:21

    Sovrani votoi personin qe ka dhene per Shqiperine , i lire dhe me vetdie te plote . Ju jeni plerat e Shqiperise , deri sa te zhdukeni fare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?