Xhemal Gjunkshi, gjatë një seance ankimimi në KAS

Politikë

Vjedhja e votave brenda PD-së, Gjunkshi i kërkon Celibashit filmimet për votën e diasporës në Dibër (DOKUMENTI)

17 Qershor, 15:36| Përditesimi: 17 Qershor, 15:56

  • Share

Kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ish-gjenerali që firmosi dhe i hapi rrugë përfundimisht aferës së dosjes “Partizani” në favor të familjes Berisha, kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votës së diasporës për qarkun e Dibrës, për zgjedhjet e 11 majit.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se Gjunkshi i ëhstë drejtuar me kërkesë zyrtare kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Pasi dështoi nga hapja e kutive të pjesshme të Dibrës, që të renditej i pari në listën e pritjes për këtë qark, (PD mori vetëm 2 kandidatët e lustës së sigurt në atë qark), pavarësisht se rinumërimi ngushtoi diferencën mes tij dhe Përparim Spahiut nga 120 në 56, Gjunkshi po kërkon të gjejë vota të tjera të devijuara brenda partisë nga komisionerët e PD-së, që do shkojnë në favor të tij dhe të përmbysin rezultatin.

KAS ia rrëzoi më parë kërkesën për hapjen e të gjitha kutive, duke qenë se me ato që u hapën, 42 kuti, nuk u prodhua rezultati i pritshëm dhe trendi që të çonte tek ndryshimi apo përmbysja e shifrave.

Qarku i Dibrës përfundoi me rezultatin 3 me 2 në favor të PS-së, ku PD mori vetëm listën e sigurt dhe jashtë mbeti Xhemal Gjunkshi. Përparim Spahiu u rendit i pari në listën e hapur të PD-së, teksa Gjunkshi pretendon se i janë vjedhur vota brenda partisë dhe kërkon që ta përmbysë rezultatin, me shpresën se duke qenë në listën e pritjes, mund të bëhet deputet më vonë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?