Pasi e shpalli datën në një emision televiziv, Meta nxjerr zyrtarisht dekretin! Më 6 mars zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki

20 Janar 2022, 10:05| Përditesimi: 20 Janar 2022, 14:06

  • Share

Më datën 6 mars qytetarët shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme. Data u shpall një natë më parë nga presidenti Ilir Meta në një emision televiziv, ndërsa sot zyrtarisht ka firmosur dekretin për caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në këto bashki.

‘Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.  Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!’- shkruan Meta.

Përmes një akti të paprecedentë, Ilir Meta ka vendosur të shpallë datën e zgjedhjeve në një emision televiziv, në vend të shpalljes së dekretit të faqen zyrtare të Presidencës. Edhe këtë akt formal, por i rëndësishëm, Ilir Meta ka vendosur ta përdorë për shoë e radhës politik.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar. Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

 

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Më 2 mars t’i dekretonte !: 20/01/2022 14:12

    Me 2 mars t’i kish dekretuar , “DITË HISTORIKE” , megjithëse ja sa t’ja futë me të pirë ndonjë ditë , e sikur i ka ç’dekretuar , në ndonjë TV tjetër !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?