Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, ku është ankuar përsëri për ‘farsën elektorale’ të 11 majit në Shqipëri.
Ai pretendoi se Shqipëria është në një situatë të vështirë dhe se ka mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës. Berisha kërkoi edhe një mision fakt-mbledhës nga PPE. Ai shoqërohej në këtë takim edhe nga deputetët Jorida Tabaku, e cila fitoi më 11 maj nga lista e hapur, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi.
Teksa falenderoi PPE për rezolutat e mëparshme në mbështetje të PD-së dhe opozitës shqiptare, për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, ai theksoi se “vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit”.
“Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë. Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa”, tha ai.
Berisha pretendoi përdorimin e administratës në zgjedhje, Policisë, patronazhistëve, deri në joshje apo kërcënim të qytetarëve. Kreu i PD-së përsëriti akuzat për bonusin e pensioneve, licencat e kanabisit dhe përfshirjen e narkoshtetit.
“Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje. Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë”, tha Berisha mes të tjerash.
Teksa foli për rrugët e drogës nga Shqipëria dhe implikimin e shtetit, ai kaloi edhe tek lakimi i emrave që sipas tij ishin edhe ndërmjetësit e karteleve me qeverinë.
“Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit”, tha ai.
Në fund kërkoi përsëri ndihmën e PPE-ve me dërgim misioni verifikues e faktmbledhës.
“Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh. Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador. Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian”, përfundoi Berisha.
Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”
Komente

Vetem hedh helm kunder shqiperise ky. tmerr
PërgjigjuAntishiqptari ma i madh. FATKEQSIA E KETI KOMBI
PërgjigjuArmiku me i math i kombit shqiptar ngeli ky gjithe jeten, shkaktari i vetem qe Shqiperia po hyn me kaq vonese ne BE.
PërgjigjuJETKEQ
PërgjigjuE more kriminel fajin e ka spaku qe te le te livadhisesh dhe te nxish Shqiperine .Ti je nje antishqiptar qe duhet te futesh ne burg bashke me tentakulat e tua .Tu shofte rraca more kriminel .
Përgjigju