Megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, strategu elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita nuk po duket asgjëkundi në Tiranë.
Në fillim të javës së kaluar, ai u shfaq në një lidhje zoom me kandidatët demokratë, të cilët e pyesnin se si e kishte këshilluar Presidentin Trump të fitonte në SHBA, ndërkohë që pak ditë më vonë, u kap “mat” në Australi ku tha se kishte këshilluar liderin e opozitës, i cili i humbi zgjedhjet.
Ndërkohë në mungesë të tij, LaCivita ka sjellë në Tiranë një prej këshilltarëve të tij, Philip Griffin, i cili iu bashkua kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Tropojë, në mitingun përmbyllës.
“Në SHBA socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Trump me anë të sistemit ligjor, por Trump dhe populli amerikan nuk e lejuan. Këtu socialistët po provojnë të bëjnë të njëjtin marifet dhe jam këtu për tiu thënë se nuk do t’ia dalin mbanë.
Doktor Berisha nuk do të ndalojë të luftojë për ju për ta kthyer shtetin nga narkotrafikantët dhe politikanët e korruptuar.
Jam në politikë prej 40 vitesh, nuk kam parë kurrë një politikan që të punojë kaq fort sa Sali Berisha. Por ai nuk mund t’ia dalë vetëm. Tani është koha për ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me familjen, me fqinjët dhe të afërmit tuaj të dalin të votojnë”, tha Griffin.
Ditën e djeshme, partia e djathtë e Australisë, e cila këshillohej nga strategu elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita, shënoi një disfatë spektakolare.
Lajmi kryesor:
Berisha fushatë me Sali Lushajn në Tropojë: Ministret e Ramës stolisen si princesha, pensionistëve u thonë jetohet me 140 euro! Në 12 vite veriu ka marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit
K.M/ReportTv.al
