Fjolla Morina pas problemeve me ligjin ka disa javë që po vuan dënimin me arrest shtëpie në Kukës, pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.
Por, qëndrimi i saj në qytetin verior nuk duket të jetë edhe aq i mërzitshëm, pasi këngëtarja ka marrë një surprizë të këndshme mbrëmë. Fjolla ndau me ndjekësit në Instagran se ajo ka marrë një propozim për martesë, të cilin e ka pranuar. “Unë thash po”, ka shkruar në mbishkrim Fjolla ku në imazhin e parë shihet një buqetë e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.
Në një tjetër fotografi shihet duke e mbajtur në dorë unazën, teksa bën të ditur se e ka pranuar propozimin. Këngëtarja do të martohet këtë vit, me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, dhe dasma do të mbahet në Shqipëri.
Por se në cilin qytet do të martohen nuk dihet. Aktualisht ajo është në shqyrtim e sipër të detajeve të ditës së saj më të veçantë, nga ambienti ku do të mbahet ceremonia, fustani i bardhë e gjithçka tjetër. Më herët ajo pozoi krah të të dashurit të saj të cilit ia ka mbuluar fytyrën. ’Zemra ime’ ka shkruar ajo mbi postim duke e quajtur edhe mbret.
Arrest shtepie me telefon ne dore...
PërgjigjuPo ajo pa 6 muaj burg ska si shpeton. Se do ishte turp per drejtesine po ta nxjerrin
Përgjigju