Pasi kaluan fundjavën në Shqipëri, qytetarët kthehen në Kosovë! Radhë kilometrike në Morinë

28 Shkurt 2021, 19:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 19:17

  • Share

Fundjava rezervoi për qytetarët ditë të bukura pranverore me diell dhe temperatura të ngrohta duke bërë që qytetarët të shijonin vendet bregdetare. Kjo solli edhe një numër të lartë shqiptarësh nga Kosova, të cilët erdhën për të kaluar një fundjavë të bukur në Shqipëri.

Megjithatë pasditja e së dielës ka shënuar kthimin e qytetarëve drejt Kosovës, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike në Morinë.

Kolona të gjata automjetesh me qytetarë nga Kosova po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi kanë vizituar Shqipërinë.

Radha e mjeteve është e gjatë duke bërë që qytetarët të presim me orë në kufi për të kaluar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emri: 28/02/2021 21:13

    Ec covidi aty... hyn e del pa pasaporte, si t'i doje qejfi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?