Tajvani kryen stërvitje ushtarake

Bota

Pasi Kina e kërcënoi se do e pushtojë, Tajvani kryen stërvitje ushtarake

11 Gusht 2022, 09:28| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 09:35

  • Share

Pasi Kina e kërcënoi se do ta pushtojë, Tajvani kreu edhe ai stërvitje ushtarake më 11 gusht - një ditë pasi Kina fqinje përfundoi stërvitjet përreth ishullit.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën në pjesën jugore të Tajvanit dhe zgjatën pothuajse një orë, ndërsa u përfshinë qindra trupa dhe artileri. Stërvitje të ngjashme Tajvani mbajti edhe më 9 gusht në atë zonë. Ushtria e Tajvanit tha se të dy stërvitjet ishin planifikuar më herët, dhe se nuk u mbajtën si përgjigje ndaj veprimeve të Pekinit.

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit u rritën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi javën e kaluar.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur. Raportet mes Pekinit dhe Taipeit janë përkeqësuar që nga viti 2016, kur Tsai Ing-wen u bë presidente e Tajvanit dhe vuri në fuqi platformën që nuk njeh pretendimet e Pekinit mbi ishullin vetëqeverisës.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?