Chris Brown dhe Rihanna

Pasi konfirmoi shtatzëninë e dytë Rihanna, reagon ish- i dashuri saj! Dikur kishte ushtruar dhunë ndaj saj

13 Shkurt 2023, 11:55| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 11:57

  • Share

Chris Brown ka uruar ish-in e tij, Rihanna për shfaqjen e saj të parë në “Super Bowl LVII”.

Këngëtari i njohur nw një postim në Instagram vetëm pak çaste pasi ylli performoi dhe njoftoi se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. “Përpara vajzë”, shkroi Brown, krahas një zemre të kuqe dhe ‘emoji’ me duar lutjesh. Majin e kaluar, Brown gjithashtu uroi këngëtaren e “Love on the Brain” dhe të dashurin e saj, ASAP Rocky, për lindjen e fëmijës së tyre të parë, një djalë. “Urime”, shkroi ai në InstaStory, duke shtuar ‘emoji’ të një zemre të kuqe, një gruaje shtatzënë dhe duarve që luten.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2007, dhe u ndanë dy vjet më vonë, kur u zbulua se Brown kishte sulmuar fizikisht Rihannan. Ai u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vjet liri me kusht.

Urimi i Chris Brown

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?