Futbollisti Arlind Ajeti

Sport

Pasi mbeti pa ekip, Ajeti nënshkruan për një vit me skuadrën zvicerane

13 Shtator 2018, 21:14| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 21:37

  • Share

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, është transferuar në skuadrën e Grasshoperit.

Pasi ishte ende pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, Ajeti ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Zvicër duke nënshkruar për një vit atje.

Sezonin e kaluar mbrojtësi ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi i Granatës, të cilët vendosën të mos ta mbajnë.

Tek Grasshoperi, 24-vjeçari ka firmosur për një 1 vit por me opsion rinovimi për 2 vite të tjera.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?