Deputetja Elda Hoti i shpjegohet pas daljes nga SPAK Gazment Bardhit, sot në oborrin e Parlamentit

Pasi mbylli seancën e pyetjeve në SPAK, deputetja Elda Hoti i ‘justifikohet’ kreut të grupit Gazment Bardhi dhe e qetëson

31 Tetor, 19:02| Përditesimi: 31 Tetor, 19:15

  • Share

Një nga detajet pikante të seancës së sotme parlamentare në Kuvend ishte ajo e ‘ballafaqimit’ të deputetes demokrate Elda Hoti, me kreun e grupit të saj parlamentar, Gazment Bardhi, në oborrin e institucionit.

Deputetja e PD-së, pasi u mor mëngjesin e sotëm (31 Tetor) në pyetje nga SPAK, është paraqitur në Kuvend dhe duket se ka ‘sqaruar’ Bardhin se nuk u ka treguar asgjë që mund t’i dëmtojë politikisht. Procedura e pyetjeve të një hetimi paraprak përmban edhe sqarime se çfarë ishin dy kutitë që u sekuestruan, lënda që përhapi, ku e gjeti dhe nëse ka qenë e orientuar nga dikush.

Vetë Hoti ka pretenduar se ishte aromatizues dhe jo lëndë djegëse siç është deklaruar nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Ligjvënësja është kallëzuar dhe u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me lëndën e dyshuar të lëngshme që hodhi drejt ligjvënësve të PS-së, në seancën e 17 Tetorit, që u shoqërua edhe me tensione të forta dhe përplasje jashtë sallës me Gardën dhe Policinë.

Pas daljes nga SPAK, Elda Hoti ka mbërritur në Kuvend, ku është takuar në oborr edhe me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Hoti duket se e ka informuar Gazment Bardhin për marrjen në pyetje, shpjegimet e dhëna, çfarë i kërkuan të shpjegonte dhe me sa duket e ka qetësuar kreun e grupit, se ajo nuk ka treguar asgjë! Hoti gjithashtu është një prej 4 deputetëve të gjobitur, me 180 mijë lekë nga Kuvendi, për djegien e karrigeve në seancën e 30 Shtatorit.

Gjithashtu është kallëzuar për protestën e 29 Tetorit, bashkë me 15 kolegë të tjerë, teksa bllokuan nyjet kryesore rrugore në vend dhe vetë ajo, e planizuar në rrethrrotullimin e Milotit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?