Politikë
Top 24

Pasi ngjiti Jezercën, Meta ngre dolli për tropojanët (Foto+Video)

31 Gusht 2018, 15:28| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 15:46

  • Share

Presidenti Ilir Meta, vazhdon guidën në ditët e fundit të muajit gusht. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke ngritur një dolli me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Dollia e Metës me Minxhozin vjen pas ngjitjes së tij në majën më të lartë të Alpeve Shqiptare, atë të Jezercës, 2696 metra.

“Ambasadorit Minxhozi i kërkoj të marrë përgjegjësitë për këtë shëndet, për popullin e mrekullueshëm të Valbonës dhe Tropojës, që i mikpret të gjithë dhe është kaq i përkushtuar për të treguar këto bukuri të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna e Alpeve tona”,-shkruan Meta.

Video e shpërndarë nga Presidenti Meta

Vizitën e tij në Jezercë, Meta e shoqëron me shënimin: “Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja”.

Shënimi i Metës pas ngjitjes në Alpet shqiptare.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007: 31/08/2018 19:50

    Si i thuhe presidet kti hajduti

    Përgjigju
  • Toni: 31/08/2018 17:48

    Si kaloi populli shqiptar nga Konica e Fan Noli te Rama e Meta!!!!! Shame on us.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?